Aplikacion
Vladimir Putin dhe Mohammed bin Zayed Al Nahyan, kanë pasur një bisedë telefonike, ku më tej kanë sqaruar mundësitë për bashkëpunim në tregun botëror të energjisë.
Ndonëse nuk ka pasur asnjë qëndrim kundër Ukrainës, princi arab ka ndjekur të njëjtën rrugë me lider të tjerë botërorë që mbështesin Rusinë në agresionin kundër Ukrainës, përfshirë, drejtuesit e Venezuelës, Sirisë dhe së fundmi Serbisë.
Posti i Ambasadës:
“Një bisedë telefonike u zhvillua midis Presidentit Vladimir Putin dhe Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Zëvendëskomandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
U shqyrtuan çështjet aktuale të bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara. U theksua synimi për vazhdimin e koordinimit midis dy vendeve në interes të ruajtjes së stabilitetit në tregun botëror të energjisë.
U diskutua gjithashtu situata rreth Ukrainës. Vladimir Putin përcolli në mënyrë të detajuar arsyet, qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak rus për mbrojtjen e Donbasit. Nga ana e tij, Mohammed bin Zayed Al Nahyan konstatoi të drejtën e Rusisë për të garantuar sigurinë kombëtare.”
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës