Aplikacion
Semyon, i cili është një fans i çmendur i Harry Potter-it, mbetet në gjendje kritike në spital pasi u plagos kur diversantët rusë shënjestruan makinën e familjes së tij. Djali i ri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e fëmijëve në Okhmatdyt, nuk e di qe motra e tij Polina dhe prindërit e tyre Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya u vranë në sulmin horror në Kiev. Një foto zemërthyese që kap pasojat e dhimbshme të pushtimit rus tregon Semyon të shtrirë në një shtrat spitali në një ventilator.
Një i afërm i pikëlluar shihet i ulur pranë shtratit duke mbajtur djalin për dorën. Motra e madhe e Semyonit, Sofia, thuhet se është gjithashtu në gjendje kritike. Gjashtëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur deri më tani në luftën brutale, tha ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko për kanalin TV Rada të dielën, por numri pritet të rritet sot.
Midis tyre, një vajzë gjashtëvjeçare e veshur me pizhame njëbrirësh , e cila vdiq pas një sulmi ajror në Mariupol. Pavarësisht përpjekjeve heroike të ekipit mjekësor, vogëlushja nuk mundi të shpëtohej.