Aplikacion
“Syri i keq” , do thoshte populli . Selena Gomez befasoi shikuesit kur doli në transmetimin e drejtpërdrejtë këmbëzbathur së bashku me Martin Short, 71 vjeç. Kjo ndodhi pas një incidenti në tapetin e kuq.
Teksa po parakalonte ajo u pengua dhe u ndihmua nga sigurimi . Por videoja e saj tanimë është bërë virale në rrjet.
Leave it to Selena Gomez to make even slipping on the red carpet look good https://t.co/7JzhcPAuQp pic.twitter.com/buTnCE8vJf
— Variety (@Variety) February 28, 2022
Ajo hoqi këpucët dhe u largua zbathur. Selena përveç se pa taka, u paraqit me një fustan të zi të mrekullueshëm dhe me një varëse prej 1 milion dollarësh me më shumë se 200 karat diamante.
Fansat e vunë re menjëherë vendimin e yllit për të hequr dorë nga këpucët – dhe ndanë reagimet e tyre argëtuese në mediat sociale.
Yjet e “The Only Murders in the Building” i dhanë çmimin për “Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol dytësor” yllit të “West Side Story”, Ariana DeBose. Aktorja e “Only Murders in the Building”, mahniti me një fustan të zi të Oscar de la Renta./L.K