zoom

Aktualitet

102 të infektuar dhe 2 viktima nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar 102 infektime nga Covid dhe 2 humbje jete.

Numri i testimeve është ulur ndjeshëm për 24 orë, rreth 1.000 më pak, duke shkuar në 1.213 të tilla.

Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1213 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki:

25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.

Janë 2788 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe.

Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (27 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          102

Të shëruar në 24 orë        208

Të shtruar në spitale          64

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                1213

 

Testime totale                1,742,017

Raste pozitive                 271,527

Raste të shëruara             265,275

Raste Aktive                        2788

Humbje jete                         3,464

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë               807

Fier                   401

Elbasan             332

Lezhë               242

Vlorë                199

Berat                193

Durrës              143

Kukës               139

Gjirokastër      139

Shkodër           108

Korçë               70

Dibër