zoom

Të gjitha

Jonida Maliqi e frikësuar për një dashuri të re

Dikur ish e dashura e Romeo Veshaj sot një nënë singëll dhe e përkushtuar në biznes.

Jonida Maliqi së fundmi ka sjellë një projekt muzikor i cili deri më tani numëron 7 mijë e 500 klikime në Youtube.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Top Albania Radio ajo ka treguar sfidat e të qënit një nënë dhe arsyet pse sot është singëll. Ajo është shprehur se frika se mos lëndohet siç ndodhi edhe më herët e ka stepur atë të marri hapa të mëdhenj.

Mendoj se të gjithë kemi nevojë për dashuri, do ishte absurde të thosha ‘jo, jam shumë mirë kështu siç jam, vetëm’. Jam e zonja e vetes, ndihem më e lirë se kurrë, kur arrin një pjekuri, ke vetëbesim ndryshe nga ç’ke qenë e re, të shijon shumë të qenurit vetëm. Por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuria, unë dua të jap dhe të marr dashuri, por kohërat kanë ndryshuar, ka ndryshuar gjithçka, etikat. S’mund të them morali sepse çdokush e bën sipas vetes së vetes dhe s’do doja të bëja moralisten, por më duket sikur ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia, shpirti në mënyrë absolute. Ke frikë mos lëndohesh, mos gabon, sepse nuk mund t’ia lejosh vetes të bësh gabime”, tha ajo për “Top Albania Radio”.

Jonida dhe Romeo tashmë zyrtarisht nuk janë në lidhje, por që mes tyre ekziston një raport miqësor që mund të rezultojë me ndonjë përshëndetje gjatë një takimi rastësor në rrugë.

 

Ish-çifti thuhet se ka përmbyllur historinë e përbashkët në muajin nëntor të vitit 2020. Arsyet e ndarjes mbeten koifidenciale nga vet çifti, por besohet se bëhet fjalë për një ezaurim të historisë që nuk mund të shtyhej më tej si e tillë./L.K