zoom

Ide & Blog

Një guidë e thjeshtë në konfliktin Rusi-Ukrainë, 5 gjëra që duhet të dini

‘’Aljazeera’’

Këtu janë 5 gjërat që duhet të dini rreth arsyeve të pushtimit dhe cfarë po ndodh dhe cfarë mund të vij më pas.

Cila është historia e konfliktit?

Ukraina, e cila ishte pjesë e perandorisë ruse për shekuj përpara se të bëhej një republikë sovjetike, fitoi pavarësinë pasi BRSS u shpërbë në 1991. Ndërsa krijoi  lidhje gjithnjë e më të ngushta me Perëndimin.

Një vendim i presidentit ukrainas të prirur nga Kremlini, Viktor Janukoviç, për të refuzuar një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Moskën çoi në protesta masive që e hoqën atë në rolin e presidentit në vitin 2014.

Rusia u përgjigj duke aneksuar gadishullin e Krimesë I cili ishte pjesë e Ukrainës.

Ukraina dhe Perëndimi akuzuan Rusinë për dërgimin e trupave dhe armëve të saj për të mbështetur rebelët. Moska e mohoi këtë, duke thënë se rusët që u bashkuan me separatistët ishin vullnetarë.

Sipas Kievit, më shumë se 14,000 njerëz kanë vdekur në luftimet që shkatërruan Donbasin, qendrën industriale lindore të Ukrainës.

Nga ana e saj, Moska ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s për sigurimin e Ukrainës me armë dhe mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta, duke thënë se lëvizje të tilla inkurajojnë skifterët ukrainas të përpiqen të rimarrin zonat e kontrolluara nga rebelët me forcë.

Për më tepër, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se aspiratat e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO janë një rrezik  dhe ka shprehur shqetësimin për planet e disa anëtarëve të NATO-s për të ngritur qendra trajnimi ushtarak në Ukrainë. Kjo, ka thënë ai, do t’u jepte atyre një bazë ushtarake në rajon edhe pa anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Cfarë kërkon Rusia?

Rusia nuk e do Ukrainën në NATO – dhe ka thënë të njëjtën gjë në listën e kërkesave të saj  që iu dërguan SHBA dhjetorin e kaluar. Kërkesat përfshinin ndalimin e çdo stërvitje të NATO-s pranë kufirit të Rusisë. Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të tërhiqet nga Evropa Lindore.

Putin, i cili mohoi për muaj të tërë se po planifikonte një pushtim, e ka quajtur gjithashtu Ukrainën një krijim artificial të gdhendur nga Rusia, një karakterizim që ukrainasit e quajnë tronditës dhe të rremë.

A mund t’i bashkohet Ukraina Nato-s?

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por dëshiron të jetë. Konsiderohet si partnere e kësaj aleance.

Pranimi i Ukrainës në aleancë do të kërkonte miratimin unanim të 30 shteteve që përbëjnë organin.

Përpara se të konsiderohet për anëtarësim, NATO është shprehur se  Kievi duhet të çrrënjosë plagë të tilla si korrupsioni.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në dhjetor hodhi poshtë kërkesat ruse për të anulluar një angazhim të vitit 2008 ndaj Ukrainës që vendi një ditë do të bëhej anëtar.

Megjithatë, analistët thonë se aleatët e NATO-s, kryesisht SHBA-ja, hezitojnë të zgjerojnë pushtetin e tyre ushtarak në rajon dhe të rrezikojnë më tej marrëdhëniet e tyre me Moskën.

Si shpërtheu pushtimi?

Luftimet  në rajonin e Donbasit u intensifikuan që nga e hëna kur Putin njohu dy rajonet e shkëputura Donetsk dhe Luhansk si të pavarura dhe urdhëroi vendosjen e atyre që ai i quajti paqeruajtës, një lëvizje që Perëndimi e quajti fillimin e një pushtimi.

Të mërkurën, separatistët i kërkuan ndihmë Moskës për të ndaluar agresionin e supozuar ukrainas – pretendime që SHBA i hodhi poshtë si propagandë ruse.

Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të enjten, menjëherë pasi Putin tha se kishte autorizuar veprime ushtarake për t’u mbrojtur kundër atyre që sipas tij ishin kërcënime që buronin nga Ukraina.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shpalli gjendjen ushtarake dhe u bëri thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe Putinin, i cili sipas tij donte të shkatërronte shtetin ukrainas.

Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Shtrirja e plotë e operacionit ushtarak rus nuk ishte menjëherë e qartë.

SHBA ka parashikuar se një sulm rus për të marrë Kievin mund të shkaktojë deri në 50,000 viktima civile, së bashku me atë të mijëra ushtarëve ukrainas dhe rusë.

Presidenti Biden, i cili ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në terren në Ukrainë, tha se Putin kishte zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sillte një “humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”. Ai tha se do të fliste me udhëheqësit e G7 dhe premtoi se Rusia do të mbajë përgjegjësi.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së Josep Borrell premtoi gjithashtu sanksionet më të ashpra financiare që blloku kishte vendosur ndonjëherë.

Uashingtoni dhe Londra kanë folur më parë për sanksione personale që synojnë presidentin rus në rast të një përshkallëzimi të madh në aksionin ushtarak.

Shkëputja e Rusisë nga sistemi financiar SËIFT, i cili lëviz paratë nga banka në bankë anembanë globit, do të ishte një nga hapat më të ashpër financiarë që mund të ndërmerrnin, duke dëmtuar ekonominë e Rusisë menjëherë dhe në afat të gjatë.

Kjo lloj mase  mund ta ndërpresë Rusinë nga shumica e transaksioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë fitimet ndërkombëtare nga prodhimi i naftës dhe gazit, i cili përbën më shumë se 40 për qind të të ardhurave të vendit.

Rusia ka një rezervë luftarake prej më shumë se 600 miliardë dollarësh në rezerva valutore dhe ar, të cilat mund t’i përdorë për të mbështetur për të ulur goditjen e sanksioneve.

Sanksionet e ndërmarra po prishin tregjet e energjisë dhe të mallrave duke u bërë kështu një kërcënim I menjëhershëm për ekonominë globale e cila është ende e dobët për shkak të pandemisë. Ndërkohë rendimentet e aksioneve dhe të obligacioneve po bien ndjeshëm, nga ana tjetër ari është rritur. Ndërsa një fuci naftë ka kaluar vlerën e 100 dollarëve cmim që nuk është parë që nga 2014./ M.C/