zoom

Ide & Blog

Analizë/ Përse Amerika nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë?

Nga  Zack Beauchamp/ VOX

Në vitin 1990, Iraku pushtoi Kuvajtin në një luftë të hapur të agresionit territorial. Vitin tjetër, SHBA dhe një koalicion aleatësh ndërhynë nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke zmbrapsur pushtimin irakian. Sot, ndërsa Rusia është e përfshirë në një luftë të ngjashme agresive kundër Ukrainës, nuk ka asnjë përpjekje të ngjashme amerikane në afërsi – edhe pse liderët ukrainas janë lutur për ndihmë nga perëndimi.

Ka shumë dallim midis situatës  në 1991 dhe 2022, por më e madhja është kjo: Saddam Husseini, për fat të mirë, nuk kishte armë bërthamore. Vladimir Putin ka rreth 6000 prej tyre. Dhe kjo bën gjithë ndryshimin.

Si përpara pushtimit, ashtu edhe më pas, administrata e Biden-it e ka përjashtuar vazhdimisht dislokimin e trupave amerikane. “Më lejoni ta them përsëri: forcat tona nuk janë dhe nuk do të përfshihen në konfliktin me Rusinë në Ukrainë”, tha presidenti në një fjalim të enjten. Pavarësisht paralajmërimeve për përfshirjen amerikane nga komentuesit e së djathtës Trumpiste dhe të majtës “anti-imperialiste”, nuk ka shenja të ndryshimit të kësaj politike. Arsyeja kryesore janë armët bërthamore.

Mesa duket arsenali i Rusisë e bën cdo ndërhryje të drejpërdrejt në Ukrainë më të rrezikshme sesa cdo udhëheqës racional amerikan mund të toleronte. Pra, në një farë mënyre janë pikërisht armët bërthamore të Rusisë, që ky konflikt të nisë Luftën  e Tretë Botërore.

Por  nuk duhet të harrojmë që arsenali bërthamor I Rusisë ndihmoi që të krijoheshin kushtet që Putin të ndërmerrte këtë pushtim në rradhë të parë. / M.C/