Aplikacion
Vetëm një javë më parë, fuqitë dhe institucionet e mëdha që mbajnë të bashkuar aleancën perëndimore triumfuan në unitetin e tyre mbi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Çfarë ndryshimi ka bërë një pushtim në shkallë të plotë?
Të premten në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha: “Këtë mëngjes, ne po mbrojmë vendin tonë të vetëm”, pas pushtimit tokësor të Rusisë në kryeqytetin, Kiev.
Ai u shpreh se ndërsa Rusia u godit me sanksione nga vendet më të fuqishme në botë, “këto nuk mjaftojnë për të larguar trupat e huaj nga toka jonë. Vetëm përmes solidaritetit dhe vendosmërisë mund të arrihet kjo.”
Sipas postimeve të tij në Tëitter, ajo që dëshiron Zelensky është një ndihmë më e madhe ushtarake nga aleatët e tij, duke përfshirë një zonë ndalim-fluturimi dhe që të shtrëngohen sanksionet ndaj Moskës.
Një nga ankesat e tij kryesore ishte se Rusia nuk u shkëput nga SËIFT pas pushtimit – një rrjet mesazhesh me siguri të lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.
Bazuar në përshkallëzimin e luftimeve,pretendimet e Zelensky-t se përgjigja e unifikuar perëndimore nuk ka pasur efektin e menjëhershëm për të penguar Vladimir Putinin dhe regjimin e tij nga pushtimi i Ukrainës duke goxha e arsyeshme.
E cila ngre pyetjen se përse, në dritën e një pushtimi në shkallë të plotë dhe pas muajsh përgatitjeje për luftë, përgjigja perëndimore ishte kaq zhgënjyese?
Sipas një diplomati të lartë të Bashkimit Evropian, shtetet anëtare u ndanë përfundimisht kur erdhi ultimatumi se sa fortë do ta godisnin Rusinë, vecanërisht në cështjen e SWIFT.
“Ka një grup inkrementalistësh që kanë argumentuar se kjo duhet të ndodhë hap pas hapi dhe se ne duhet të mbajmë diçka rezervë,” tha diplomati.
Megjithatë, ata vunë në dukje se rezidencat kishin lidhje të mira ekonomike me Rusinë. Ndërsa kritikuan veçanërisht vendet anëtare që donin të vazhdonin eksportin e mallrave luksoze në Rusi. “Më duket se inkrementalistët po kërkojnë mënyra për të mos gëlltitur menjëherë pilulën më të vështirë.”
Pra, a u ‘mbyt’ BE-ja në minutën e fundit? Duket pak më e ndërlikuar se kaq. Zyrtarë nga shumë qeveri perëndimore janë shprehur për CNN se sanksionet ishin kryesisht në përputhje me atë që pritej dhe në disa raste shkuan më tej sesa kishin shpresuar.
Një diplomat i NATO-s shpjegoi se realiteti i trishtuar është se kriza e Ukrainës pothuajse mund të jetë krijuar për të zbuluar kufizimet e NATO-s dhe BE-së kur aktorët e përfshirë nuk janë anëtarë të asnjërës prej tyre. “Njerëzit në NATO nuk janë të zemëruar me BE-në ose aleatët e tjerë. Realiteti është se nuk ka opsion të Nenit 5. Sanksionet, sado ekstreme, mund të shkojnë aq larg vetëm kur kemi ë bëjmë me dikë si Putin,” tha diplomati i NATO-s.
Një zyrtar i BE-së u shpreh se në rrethana normale, një bllok prej 27 kombesh që nënshkruajnë paketën më të ashpër të sanksioneve do të kishte shkak për festë.
Por problemi është se shumica e sanksioneve nuk mund ta ngrijnë menjëherë një ekonomi në një mënyrë që të ndalojë luftën. Dhe situata është thjesht ndryshe tani që Rusia e ka pushtuar.
Ky është bllokimi në të cilin ndodhet Evropa në fund të një jave vërtet të tmerrshme. Është e lehtë të thuhet se sanksionet duhet të jenë më të vështira ose se opsionet ushtarake duhet të jenë në tryezë, se duhet bërë marrë masa më precize dhe se duhet bërë më shumë.
Perëndimi është plotësisht i bashkuar në mendimin se kjo krizë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Megjithatë, institucionet e mëdha në fund të fundit kufizohen nga vullneti i anëtarëve të tyre dhe dëshira për konflikt nga kundërshtarët e tyre.
Dhe, tani për tani, ndjehet se kjo dinamikë e pushtetit ka anuar në favor të Rusisë. / M.C/