Aplikacion
Aleksandër Soros ka publikuar në faqen e tij të Facebook, një fotografi me kryeministrin shqiptar gjatë një takimi mes tyre javën e kaluar.
Sipas tij, kishte një mirëkuptim për përhapjen e efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor.
“Po mendoja për takimin tim me Edi Ramën javën e kaluar. Kishte një mirëkuptim për përhapjen e mundshme të efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla.”, shkruan Aleks Soros.