zoom

Bota

“Rusët duan të më eliminojnë“/ Presidenti i Ukrainës: Objektivi numër 2, familja ime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia kërkon që ta eliminojë.

“Ata (rusët) duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke likuiduar kreun e shtetit”.

Ai gjithashtu i tha popullit të tij përmes një video se “armiku më ka caktuar mua si objektivin numër një dhe familjen time si objektivin numër dy”.

Presidenti tha se po qëndronte në “lagjet qeveritare” të kryeqytetit Kiev dhe familja e tij është gjithashtu në Ukrainë, por nuk dha detaje të tjera.

Zelensky paralajmëroi se zyrtarët ukrainas kanë informacion se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev, pa u ndalur gjerë e gjatë në informacione të mëtejshme.