Aplikacion
Presidenti rus, Putin e ka miratuar një operacion ushtarak në Ukrainë duke e bërë të ditur në një fjalim televiziv. Menjëherë pas kësaj pati njoftime për sulmet e para dhe shpërthime në disa rajone të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selensky bëri të ditur, se shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete të vendit. Rusia ka sulmuar infrastrukturën e vebdit si edhe pika kufitare. Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba flet për “sulm të gjithanshëm kundër Ukrainës.” Ministria e Brendshme ukrainase njoftoi për sulme ndaj aeroporteve ushtarakë. Në Mariupol ka pasur dy shpërthime të rënda, njoftohet të enjten në mëngjes.
Scholz dënon sulmin
Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha Scholz.
Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. “Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”, ka thënë Stoltenberg.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”.
“Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior./DW