zoom

Bota

Ish-presidenti i Ukrainës: Putini, Hitleri i ditëve të sotme

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se “sot është një ditë tragjike”, por se Ukraina do të mbizotërojë.

Ai po fliste jashtë parlamentit, ndërsa deputetët mbanin bisedime për krizën në Kiev. Poroshenko, i cili ishte në detyrë nga 2014 deri në 2019, e krahasoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin me një Hitler të ditëve të sotme.

“Situata në parlamentin e Ukrainës është e tensionuar dhe ka shumë njerëz të armatosur brenda”, tha një gazetar ukrainas për BBC.