Aplikacion
Basha thotë se pas grevës qëndron vetë Edi Rama.
“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj përdor çdo marifet të pistë. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Edi Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.
I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruajti Basha.
Në media, analistë të ndryshëm hodhën dyshime se Rama po e sajon këtë grevë për të fajësuar Berishën dhe Metën, për t’i bërë ata të duken si e keqja e vendit. /Zoom.al
“Uji mori përpara gjithçka”: Kanalizimet problematike përmbytin qindra banesa në Durrës