zoom

Bota

Vuçiç: Brenda 48 orëve do njoftoj qëndrimin e Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do t’i përgjigjet  kërkesës perëndimore për sanksione kundër Rusisë brenda  48 orëve.

Nga Madridi, Vuçiç ka treguar se ka pranuar kërkesë nga shtetet perëndimore për t’iu bashkuar atyre në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan “B92”.

“Kam pasur një bisedë të gjatë me kryeministren [Ana Bërnabiq]. Qeveria po vendos për këtë, por tani është në një mandat teknik. Për të mos kërkuar justifikime në teknologji, do të dalim me një përgjigje të plotë ndaj krizës në 48 orët e ardhshme. Nesër [e enjte] do të kem takim me përfaqësuesit e pesë shteteve më të zhvilluara të botës – Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Francës e Italisë dhe BE-së”, ka thënë Vuçiç.