zoom

Aktualitet

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchetti

Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Gjithashtu e ëma Liliana Condomitti dhe Eriona Troplini e Becchettit u dënuan secila me nga 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite

Beccheti ndodhet aktualisht në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian. Sipas Gjykatës, Becchetti ka krijuar një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale. Në këtë sistem është përfshirë i pandehuri Becchetti, duke futur në këtë marrëdhënie nënën Lilliana Condomiti dhe vjehrrën e tij Vjollca Kamberi. Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Vendimi:

Francesco Bechetti- 17 vite burg

Mauro De Renzis- 16 vite burg

Liliana Condomitti- 8 vite burg

Erjona Troplini-8 vite burg

Stavri Peci- 2 vite, pezullim ne shërbim prove

Fetah Dervishi- 3 vite burg, pezullim ne shërbim prove