Aplikacion
Këto kufizime kanë të bëjmë me aksesin në banka dhe tregjet evropiane, raporton “Reuters”.
Pjesë e sanksioneve janë të gjithë anëtarët e Parlamentit rus, të cilëve do t’u ndalohen udhëtimet dhe do t’u ngrihen asetet.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Rusia nuk po respekton detyrimet ndërkombëtare dhe po shkel thelbin e ligjit ndërkombëtar.
“Rusia e ka prodhuar këtë krizë dhe është përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës” tha Von del Leyen.
Ajo e cilësoi të drejtë vendimin e Gjermanisë për të ndalur projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke shtuar se kjo krizë tregoi edhe një herë së Evropa është shumë e varur nga gazi rus.
“Nëse Rusia do të vazhdojë të përshkallëzojë këtë krizë që ka krijuar, jemi gati për të marrë veprime të tjera si kundërpërgjigje”, përfundoi Presidentja e KE-së.