Aplikacion
Ndërsa në zonat malore, gjatë ditës së martë do të ketë prezencë të pakët të reshjeve të dëborës.
Për sa i përket ditës së mërkurë dhe në vijim, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb thotë se pritet që të ketë mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Lidhur me temperaturat e ajrit, ato mbeten të larta gjatë ditës së sotme, duke bërë që minimumet në zonat malore të ngjiten në 1-2 gradë dhe maksimumet do të luhaten në 16 gradë në Ultësirën Perëndimore.
Dita e martë sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që minimumet të zbresin edhe -5 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 13-14 gradë.