Aplikacion
Ky samit i mundshëm, sipas një deklarate të Pallatit Elysee, u propozua nga presidenti francez Emmanuel Macron, raporton CNN.
Takimi, siç tha Psaki do të ndodhë pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm, rus Sergej Lavrov të takohen më 24 shkurt.
“Presidenti Biden pranoi në parim një takim me Presidentin Putin pas këtij angazhimi, përsëri, nëse një pushtim nuk ka ndodhur,” tha Psaki në një deklaratë me shkrim të dielën në mbrëmje.
“Ne jemi gjithmonë gati për diplomaci. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të imponojmë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia në vend të kësaj zgjedh luftën. Dhe aktualisht, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm të plotë ndaj Ukrainës shumë shpejt”, shtoi ajo.