Aplikacion
Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.
Bllako ka reaguar më herët në lidhje me akuzat që i janë bërë mbi inceneratorët duke thënë se pavarësisht rolit që ka patur në Ministrinë e Mjedisit ai nuk ka patur asnjë ndikim në vendimarrjen mbi ngritjen apo jo të tyre.
“Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës”, reagonte Bllako disa muaj më parë.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta