Aplikacion
Burime bëjnë me dije se Subashi është paraqitur në ambientet e SPAK-ut prej mesditës së sotme dhe po vazhdon të pyetet në cilësinë e deklaruesit.
SPAK nisi një hetim për Inceneratorët në gusht të vitit 2020 pas kallëzimeve të bëra në prokurori. Në lidhje me këtë dosje aktualisht ndodhet pas hekurave ish-ministri Lefter Koka.
Paralelisht me hetimin nga SPAK-u është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar, ku prej disa ditës ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar, por theksoi se kjo nuk hedh poshtë punën për të shëruar plagët mjedisore.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta