zoom

Aktualitet

Ministri rus: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen për luftën në Donbass

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka bërë një deklaratë të papritur për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se ata po rekrutohen për luftën në Donbass.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren për krimin. Ka terroristë dhe trafikantë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm.