Aplikacion
Kryetarja e komisionit i ka dhënë ultimatum Kodrës se nëse nuk paraqitet deri në drekë, policia do ta marrë me forcë. Nënkryetarja e komisionit sqaroi se ka marrë prova të tjera që tregojnë lidhjen e saj të hershme në biznes me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.
Tabaku: Për zonjën Kodra do njoftojmë shërbimet e policisë për ta sjellë me forcë. Pas njoftimi që unë bëra për të bërë kallëzime për personat që nuk sjellin informacione, ne kemi një fluks informacionesh. I kërkoj PS-së kërkesën për zotin Artan Rama, për të dëshmuar në këtë komision.
Unë besoj se PS mund të ketë reflektuar. Zonjës Ariola Kodra i kërkuam disa dokumente dhe të vijë e s’ka ardhur. Unë jam vendosur në dijeni të shumë fakteve të reja të lidhjes së zonjës Kodra me pronarët e inceneratorit, jam vendosur në dijeni në lidhje me fakte të lidhjeve të hershme të biznesit të saj me pronarët e inceneratorit, për të cilat në komision ajo nuk po them se gënjeu, por tha të pavërteta. Ne jemi duke pritur ende informacion për pjesën financiare të kompanisë.
Stafit i kërkoj t’i nisim një kërkesë tjetër, në të kundërt në drekë do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta