Aplikacion
Prej dy muajsh, punonjësit e këtij inceneratori nuk kanë marrë pagesat e tyre.
Ata thanë se janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe paga që marrin është shpresa për familjet e tyre, që të mund të sigurojnë minimumin e jetesës.
“Nuk na kanë paguar prej 2 muajsh, Na gënjejnë do i marrim sot apo nesër. Na kanë vonuar edhe herë të tjera. Na kanë kërcënuar se do na heqin nga puna nëse protestojmë. Në këtë punë po bëj 3 muaj”, deklaroi një prej protestuesve për “News 24”.
Punonjësi sqaroi se drejtuesit u kishin premtuar disa herë pagën, por nuk ua kishin dhënë atë.
Kompania Albtek Energy, e cila ka në zotërim koncesionin për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan përfshi inceneratorin, u sekuestrua në dhjetor të vitit që shkoi nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, për shkak të akuzave mbi drejtuesen e saj Stela Gugallja, që është arratisur.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat