zoom

Aktualitet

Prag pranvere! Mot me diell edhe sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë.