Aplikacion
Ai tha se do i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve pavarësisht shpifjeve.
“Është fati i mirë që ka vetëm një PD sepse ka vetëm një interes publik. S’mund të ketë dy interesa publikë. Këtij interesi publik i ka dalë për zot një PD.
Siç u jam përgjigjur. Çdo ditë do dëgjoni nga një akuzë të re, apo të vjetra të ricikluara. Kanë vetëm një qëllim të heqin vëmendjen nga beteja që po bëjmë për interesin publik. Jemi në këtë betejë për hallin e njerëzve. Ata janë në këtë betejë për hallin e tyre. Për ta maskuar këtë nuk kursejnë asnjë shpifje, asnjë gënjeshtër dhe që bëhen në funksion të heqjes së vëmendjes nga e vetmja çështje, aferës së shekullit, aferës së inceneratorëve. Një gjë e re që prodhohet nga seanca sot është që jemi ndarë në qartësisht në dy grupe, një pakicë, regjimi dhe patericat e shumicës dhe shqiptarët, paratë e të cilëve vidhen. Do i shkojmë deri në fund, pavarësisht se gjendemi në një breshëri shpifjesh denigruese, sepse kanë një interes që kjo aferë të mos shkojë deri në fund”, deklaroi Basha.