zoom

Politikë

A do dëshmojnë politikanët për inceneratorët? Si përgjigjet Tabaku

Vetëm pak ditë na ndajnë nga përfundimi i Komisionit Hetimor për Inceneratorët që do të vijojë punën deri më 25 shkurt. Në këto komision pritet të thirren për të dëshmuar edhe shumë politikanë.

E pyetur në studion e emisionit “Log.”, nëse do marrin pjesë këta politikanë, Tabaku është shprehur se deri më tani të gjithë përfaqësuesit kanë konfirmuar një gjë të tillë.

“Të gjithë përfaqësuesit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Jam e sigurt që mbrojtja politike ndaj Komisionit nga ana e socialistëve do vijojë deri në fund.”

Në listën e gjatë të dëshmitarëve të thirrur nga ky Komision janë edhe zëvendëskryeminitri Arben Ahmetaj, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gungallja, etj..

Postime të lidhura