Aplikacion
Edhe ndërsa ne na pëlqen të mendojmë se dashuria është çështje e zemrës, në fund të fundit është truri ai që luan rolin më të madh. Emocionet që ndjejmë kur biem në dashuri janë derivate të shumë kombinimeve. Nuk janë procese të thjeshta dhe spontane, pasi luhen nga hormonet, sistemi ynë nervor, të dhënat tona gjenetike, por edhe përvojat tona të mëparshme.
Sipas studiueses së Harvardit, Katherine Wu, hormonet dhe truri ynë ndryshojnë gjatë fazave të hershme të një marrëdhënieje. Ajo njeh tre faza, të cilat ndikohen shumë nga gjendja e hormoneve tona. “Fazat e para në një marrëdhënie janë pasioni, tërheqja dhe lidhja, të cilat mund të ndërthuren apo edhe të zëvendësojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, secili përcaktohet nga kompleksi i vet i hormoneve. Testosteroni dhe estrogjeni nxisin pasionin, dopamina, serotonina dhe norepinefrina nxisin tërheqjen dhe oksitocina dhe vazopresina lidhen”, tha ajo.
Një studim nga Universiteti Australian i Shkencave Sociale i botuar në vitin 2021 në revistën Frontiers in Psychology zbuloi se çiftet pas gjashtë muajsh, priren të evoluojnë dhe të “largohen” nga lidhja e tyre origjinale entuziaste.
“Fazat e hershme të një lidhjeje romantike dallohen nga stresi intensiv që i pushton dhe dallohen nga ato të radhës që karakterizohen nga një ndjenjë qetësie dhe sigurie. Etapa e parë, në fakt, që zgjat rreth gjashtë muaj, cilësohet si “faza e dashurisë” dhe përfshin të gjithë elementët e dashurisë romantike, siç është pasioni intensiv.
Faza e dytë (që vjen pas gjashtë muajve të parë) zgjat deri në katër vjet dhe përfshin dashuri pasionante. Gjatë saj lidhja ruhet falë përkushtimit dhe pasionit . “Kjo fazë i hap rrugën dashurisë së shoqërimit (një zëvendësues i pasionit) ku përkushtimi dhe butësia arrijnë kulmin e tyre”, thuhet në studim.
Ekspertët këshillojnë njerëzit që duan të kenë një marrëdhënie më të thellë dhe më të qëndrueshme, të pranojnë faktin se, si çdo gjë në jetë, marrëdhëniet evoluojnë me kalimin e kohës. Në fund të fundit, gjashtë muaj plot pasion dhe entuziazëm mjaftojnë, nuk jeni dakord?/abcnews.al
Rekord donacionesh për ceremoninë e presidentit Trump, mblidhen mbi 170 milionë dollarë