Ditën e sotme, në orën 16:00, Presidenti Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, sa i takon situatës së tensionuar Rusi-Ukrainë.
Mësohet se kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje, sepse është nisur për në SHBA, ku pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin Blinken.
Në vend të Ramës do të jetë zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.