zoom

Bota

Erë lufte në Ukrainë, Biden bisedë urgjente me Putin

Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe air us, Vladimit Putin zhvilluan këtë të shtunë një bisedë telefonike.

Mediat amerikane raportuan se biseda zgjati afro 1 orë, ndërsa ajo vjen vetëm pak orë pasi SHBA-të tërhoqën trupat e tyre nga Ukraina.

“Biseda zgjati rreth një orë. Bisedimeve mes dy liderëve u paraprinë më herët gjatë ditës së sotme nga kontaktet mes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes. Tema kryesore e të gjitha bisedimeve është situata në dhe rreth Ukrainës.”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas AP, Putin dëshironte që biseda telefonike të bëhej të hënën, por ajo u vendos për sot, pas këmbënguljes nga pala amerikane, duke pasur parasysh se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë dhënë informacione se së shpejti Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

Më herët, Putin foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe të premten, Biden zhvilloi një bisedë virtuale me aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe Bashkimin Evropian.