zoom

Politikë

Meta: Nuk ka Zot të më ndalojë

Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin “Apollon”, ku ndër të tjera ka folur edhe për betejën e tij në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se nuk do të ndalet në betejën e tij për shtetin ligjor, ndërsa theksoi se falsifikimi I dokumentave nga ana e Kuvendit të paraqitura në Gjykatë Kushtetuese është një akt criminal.

“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë! Falsifikimi i provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, krim i rëndë që meriton ndëshkim. Nuk i kam ndërhyrë as Qeverisë, as Parlamentit dhe asnjë institucioni tjetët, që t’i marr një kompetencë. E kundërta ka ndodhur.