zoom

Sport

Fabio Chiarodia: Talenti italian që po spikat në Gjermani bën për vete Chelsea-n dhe Juventus-in

Qendërmbrojtësi 16-vjeçar, Fabio Chiarodia është lojtari më i ri në moshë i Werder Bremen-it. Në historinë e Bundesliga-s, vetëm dy klube kanë grumbulluar më shumë pikë se ata, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Megjithatë sezoni 2021/22 do e gjente Werder-in në Bundesliga 2, pasi nuk mundën të mbijetonin një sezon më parë në Bundesliga.

Duke qenë se është pjesë e ligës së dytë, Werder-i po rindertohet duke marrë lojtarë nga akademia, me shpresën për të krijuar një brez të ri yjesh.

Në dhjetor përballë Jahn Regensburg-ut, ku ata fituan 3-2 dhe në lojë u fut Chiarodia. Një emër i panjohur, por që u bë lojtari më i ri që debuton. Ai ishte vetëm 16-vjeç dhe 188 ditë atë kohë.

Edhe pse në atë ndeshje ai pati vetëm disa prekje të topit, aty do te ishte pikënisja e shfaqjes së tij për publikun e gjerë. Aq sa ka bërë që Chelsea dhe Juventus-i të vihen menjëherë në gjurmët e tij.

I thirrur “Zogu”  nga shokët e skuadrës, ai është stërvitur me ekipin A edhe gjatë përgatitjeve para-sezonale në verën e kaluar.

Aktivizimi me ekipin e parë është një ënderr për Chiarodia. Ai jeton vetëm 50 kilometra në perëndim të Bremenit. Vend në të cilin jeton me prindërit prej 12 vitesh, që nga koha kur u larguan nga Italia.

Ai fillimisht ishte pjesë e të rinjëve të Oldenburgut para se te kalonte te Werder-i. Në një intervistë për faqjen zyrtare të klubit ai tha se “Xhaxhai im ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i Werder-it, ashtu si unë”.

“Unë shkoja shpesh në ‘Weserstadion’ kur isha i vogël. Kur u futa në akademi, qava me lot gëzimi”, shtoi ai.

Edhe pse luan me këmbën e majtë, ai mund t’i përdorë të dyja ato lirisht. I gjatë 186 centimetra dhe i pjekur, ai ka qenë kapiteni i ekipeve të ndryshme te grupmoshat.

Chiarodia nënshkroi kontratën e parë profesionale në tetor të 2021 dhe ka punuar shumë për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Ai është pjesë e Italisë U-17 dhe skuadra si Juventus-i do e donin me patjetër yllin e ardhshëm të kombëtares italiane.