zoom

Politikë

VIDEO/ Kandidati i Berishës në Rrogozhinë, nën avujt e alkoolit: “Sala, Fatosi, Edi dhe Lul k*rva

Një video e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Rrogozhinës po qarkullon me shpejtësi sot në internet, sapo Sali Berisha e prezantoi atë para qytetarëve për të kërkuar votën për zgjedhjet e 6 marsit.
Hekuran Xhani është filmuar në shoqërinë e disa miqve të tij, (nuk dihet se kur), duke folur me fjalë fyese për klasën politike shqiptare, përfshirë Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën e Lulzim Bashën.
Video u postua nga Gazeta Shqiptare, një media pranë kryetarit të Partisë Demokratike.
Sipas GSH, Xhani ka qenë nën avujt e alkoolit.
“Në një video të siguruar nga Gazetashqiptare.al, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës tregon se ka mendim tjetër për Berishën. Nën avujt e alkoolit, Xhani e quan Sali Berishën shkurt si “Salë *”, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”, sepse 50% e shqiptarëve kanë ikur nga vendi”, shkruan GSH.
Në video Xhani thotë se e gjithë klasa politike është përgjegjëse për largimin e gjysmës së Shqiptarëve.
“Edhe Serbia na e ka zili kët klasë politike. Salë *, Fatos **, Edi **, Lul *** kanë përzi 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzi 50% të Shqipërisë” dëgjohet të thotë Xhani. /Zoom.al
Shini videon më poshtë: