zoom

Politikë

Rama: Çmimin e naftës e vendos tregu jo qeveria. Në vendet fqinje ka shkuar “kacafiu”

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se çmimin e naftës e vendos tregu dhe jo qeveria.

Në replikën e tij ndaj një komentuesi në facebook, Rama thotë se pikërisht prej kësaj situate, qeveria po paguan energjinë me buxhetin e shtetit për të mos e rritur atë për konsumatorët edhe pse në vendet fqinje është rritur “kacafiu”.

Në një postim të kryeministrit mbi përfundimin e procesit të Rindërtimit në Golem, komentuesi i tërheq vëmendjen shefit të ekzekutivit për çmimin e naftës, si të papërballueshëm për qytetarët.

Komentuesi: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…

Rama: I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga termeti.

Postime të lidhura