zoom

Aktualitet

Vdiq nga goditja me armë zjarri, Amaros Deda u vetëvra pas debatit me familjen

32-vjeçari, Amaros Deda që ndërroi jetë pasditen e së enjtes nga një goditje me armë zjarri, është vetëvrarë.

Sipas burimeve, viktima sapo ishte kthyer në shtëpi dhe pak minuta më vonë doli në obor ku qëndronte makina e tij, mori armën e zjarrit brenda saj dhe qëlloi veten në kokë.

Deda, banor i fshatit Shënkollë në Lezhë, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Bashkëshortja dhe mamaja ishin dy dëshmitaret e ngjarjes.

Motivet ende nuk dihen, por dëshmitarët kanë treguar se pak para aktit tragjik, Deda kishte debatuar me familjarët. Pritet analizimi i pamjeve në kamerat përreth banesës së të ndjerit dhe zbardhja e çështjes.

I ndjeri, Amaros Deda, ishte arrestuar në vitin 2011 për grabitje në fshatin ku ai banonte, në bashkëpunim me një tjetër individ. Gjatë vjedhjes ai kishte keqtrajtuar dhe një 70-vjeçare.

Deda ja qenë i dënuar me katër vite burg dhe ka dalë në vitin 2015.