zoom

Politikë

“Mashtrojnë qytetarët”! Replika Berisha-Salianji në Kuvend

Vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ka sjellë përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës.

Deputeti i PD-së gjatë fjalës së tij tha se ata do të votojnë sot pro, ndërsa Berisha ndërhyri duke thënë se marrëveshjet t’i vazhdojnë dhe seanca të ndërpritet.

Sali Berisha: Nëse vazhdohen të lyhen dhe lëpihen dështime të tilla faturën e të cilës paguajnë qytetarët. Nëse vazhdohet me fjalë të sipërfaqshme dhe vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz kreu i Meduzës me peng bravën kjo seancë duhet të ndërpritet menjëherë. Është një hipokrizi e madhe ndaj qytetarëve shqiptarë. Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës me Agaçion e tij si armë tmerrshme për gjahun e shtrigave. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për tu riparuar. Po flas për zërin e qytetarëve. Mashtrojnë qytetarët. A e dini ju që vetëm 24% i besojnë reformës në drejtësi sot. A e dini ju që reforma është një ndër shkaqet kryesore të spastrimit etnik.

Ervin Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërpre votimin dhe për ta rikthyer procesin e votimi dhe mund të isha një ndër ata që mund të votoja. Nëse ka një njeri që duhet të ishte përgjegjës për këtë duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Gjysmat e komisione3rëtve të vettingut dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë që kjo i shërben Edi Ramës. Kjo i shërben Edi Ramës që mos të kenë akse misionet ndërkombëtare të monitorimit. Ta luftojmë Ramën me mullinjtë e Edi Ramës. Cila është kjo arsye dhe interes i PD kur asgjë në këtë vend nuk është bërë pa mbështetje e SHBA. Po ka probleme sot drejtësia, Edi Rama e ka kapur, nëse ka përgjegjës për kapjen është nga parafolësi.

Sali Berisha: Kam të drejtën e replikës, kam një përgjigje. Ai u ngrit pas meje. Dy minuta dua jo më shumë.

Postime të lidhura