Aplikacion
Për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme është ndërprerë lundrimi i peshkarexhave si edhe të dy linjave të trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi.
Bëhet me dije se intensiteti i resheve do të shtohet gjatë orëve të pasditës për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.
Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.
Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm pësoi rritje, duke bërë që temperaturat të ishin jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë gjatë orëve të mesditës.