Aplikacion
Në një prononcim nga selia rozë, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknkuri tha se emri i Sakos është i duhuri për të çuar përpara projektet në qytetin bregdetar. Megjithatë, përtej mbështetjes nga lidershipi i PS, Sako duket se ka edhe mbështetjen e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Në një foto të siguruar nga “BalkanWeb”, Dako shihet në mesin e disa personave. Sipas burimeve, takimi është zhvilluar të shtunën në njësinë administrative numër 6. Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.
Këtë moskandidim, kryeministri Edi Rama e justifikoi duke thënë se ishte zgjedhje personale e ish-kryebashkiakut.