zoom

Politikë

Artan Hoxha: Tahiri u bë ‘kokë turku’, di shumë gjëra, mund të rrëfehet ose…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha në një reagim në rrjetet sociale pëer arrestimin e  ish-ministrit Tahiri ka thënë se ai di shumë gjëra për ata më lartë tij.

Teksa e quan Tahirin “kokë turku”, Hoxha shton se gjatë kohës që tashmë ish-ministri ka në dispozicion ose do të bindet të rrëfejë ose do të pranojë fatin e tij.

Postimi i plotë i gazetarit:

“Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….”

Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…

Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..

Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera, ka degjuar shume gjera te tjera, ka rregjistruar dhe administruar shume prova.

Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…

Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.

Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…

Jeta vazhdon…”

Postime të lidhura