Aplikacion
Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës që komisioni t’i zgjasë punimet deri 25 shkurt, duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike.
Njoftimin e bëri publik deputetja dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!
Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.
Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.
Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.
Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.
Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.
Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes.
E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!
Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit!
Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë!