zoom

Të gjitha

Debati i ashpër mes Einxhelit dhe Donaldit, reagon vëllai i moderatores

Vëllai i Einxhel Shkirës ka komentuar mëngjesin e ditës së sotme debatin e moderatores me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, ai u shpreh se është një debat mjaft delikat dhe se nuk mund të gjykojmë dot as Einxhel dhe as Donaldin.

“Është delikat si debat. Einxhel është një tip që u beson gjërave, ëndrrave dhe iniciativave që të tjerët marrin. Është një këshillë që i kam dhënë edhe pse më i vogël, shikoji gjërat në term biznesi, më ftohtë. Ka besuar jo në mënyrë të ligjshme, me kontrata, nuk ma dëgjoi këshillën”, tha ai.

Vëllai i Einxhelit tha se ajo jep një shans të dytë, pasi e ka zemrën e madhe. Sipas tij, aty është një lojë, ata janë të gjithë në një lojë të madhe, shprehin mendimet e tyre si lojtar apo si vetja.

“Truri fillon e punon në mënyrë tjetër, jo si jashtë. Varet si është thënë, varet si është bërë pyetja. Nuk mund të gjykojmë dot as Einxhelin dhe as Donaldin”, tha ai.