zoom

Aktualitet

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Metës

Ka nisur seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Seanca ka nisur me parashtrimet që bëjnë përfaqësuesit e presidencës.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj është shprehur se çështja ka nisur në maj të 2021, ku kreu i shtetit ka parashtruar përmes një shkrese dhe qëndrimet dhe kundërshtimet e tij.

Përfaqësuesit e Presidentit Meta kanë mbërritur në seancë me një dosje voluminoze dhe pritet të japin argumentet e tyre mbi çështjen.

Kjo është seanca e dytë, pas asaj të zhvilluar dy ditë më parë, e cila përfundoi pas shumë orësh pa një vendim.