Aplikacion
Teksa kujtonin momentet gazmore të tyre, Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin gjatë prezantimit. Duket se ato vinin, si pasojë e batutave të shumta të Ermalit, të cilat e acaronin moderatoren.
“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. E merrja shumë seriozisht prezantimin, ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ia hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”, tha ajo mes të qeshurash.
Rikujtojmë se Arbana Osmani është një nga moderatoret më të komentuara të momentit, sidomos pas “Big Brother VIP Albania”.
Së fundmi ajo ka komentuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës së saj.
“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe më i komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, ka thënë ajo.