Aplikacion
Sipas grupit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, me sasinë e gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës, policia rrezikoi shëndetin e protestuesve.
Prej gazit lotsjellës që u hodh, një numër i madh protestuesish u panë duke u shpërndarë nëpër Lanë në përpjekje për të marrë veten. Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj u rrethuan nga policia pas thirrjes së Lulzim Bashës për të ndërhyrë.
Komisioni i Rithemelimit ka paditur në SPAK edhe deputetin demokrat Kreshnik Çollaku. Padia në SPAK është depozituar për deklaratat e Çollakut në kryesinë e PD-së, pas protestës së 8 janarit. Komisioni i Rithemelimit e paditi Çollakun për shpifje pasi “foli për influenca ruse në protestë.”
Më herët gjatë ditës, grupi i Berishës ka paditur në SPAK, Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.
Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti paralajmëroi se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.