Aplikacion
Shumë do mendonin se Mariana Zhaglo përfaqëson një ish-ushtarake, por në fakt jo. Ajo është një studiuese marketingu që ka shprehur gadishmërinë e saj për të mbrojtur vendlindjen nga ndonjë pushtim i mundshëm rus.
“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”, tha Mariana.
“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo teksa tregoi pushkën e saj Zbroyar Z-15.