zoom

Aktualitet

Kush është shqiptari Ergys Dasho që u vra në Ekuador, u arrestua në Itali si pjesë e grupi krimina

Një operacion masiv i policisë italiane vuri në pranga 32 persona në 18 shtator të vitit 2014 duke goditur një organizatë kriminale e trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët, midis tyre edhe Ergys Dashi i ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në 22 janar në Guayaquil të Ekuadorit.

Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë.

Rrjet i kontakteve dhe lidhjeve me eksponentë të krimit dhe me përfshirjen e trafikantëve të huaj kryesisht me banim në Spanjë, Bolivi dhe Shqipëri, ishte tejet efikas. Ata përdornin karta sim në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara, të aftë për të shmangur çdo lloj gjurmim dhe përgjim të telefonave. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj. Akuzat ndaj të arrestuarit ishin ato të bashkëpunimit si një organizatë kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje.

Dënimet në Itali

Shtatë nga të arrestuarit u akuzuan gjithashtu për krimin të organizuar ndërkombëtar. Hetimet e vitit 2014 të cilat u koordinuan me Drejtorinë e Anti-Mafia së L’Aquilas bënë që ndaj 32 të arrestuarve 12 prej tyre të dënoheshin me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34), raportonte Agjencia e Lajmeve Ansa në atë vit. 

Vrasja në Ekuador

Mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, Ergys Dashi do të mbetej i vrarë në një restorant  në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Sipas burimeve policore, Dashi kishte lidhje me trafikun e drogës. Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane.  Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.