Aplikacion
Gjyqtari kryesor Charles Bulu u largua nga fusha me barelë pasi që nuk ishte në gjendje të vazhdonte referimin.
Në minutën e 30-të ai ishte në gjendje të keqe dhe u rrëzua në fushë.
Në një video të postuar në Twitter, gjyqtari shihet duke ecur ngadalë drejt stafit mjekësor para se të humbte ndjenjat.
Bulu u dërgua në spital për të kryer disa analiza mjekësore. Zyrtari i katërt që zuri vendin e Bulu nuk e mori përgjegjësinë për ndeshjen, pasi ishte nga vendi pritës i ndeshjes.
Më pas u vendos që ndeshja të drejtohej nga ndihmësi i gjyqtarit kenian Gilbert Cheruiyot. ©Zoom.al