Aplikacion
Ministret e kabinetit ‘Rama 3’ duket se kishin respektuar të njëjtin kod veshjeje, pasi në rreshtin e tyre mbizotëronte e zeza. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha shihet teksa flet me sekretarin e përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi dhe ndodhet pranë deputetes tjetër të PD Grida Duma.
Po megjithëse kundërshtarë politikë nuk ka munguar një afrim dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla drejt deputetit të PD Agron Gjekmarkaj, i propozuar nënkryetar i parlamentit nga PD.