zoom

Të gjitha

Noizy këshillon publikisht Stresin: Do ia kisha thënë si vëlla…

Noizy dhe Stresi habitën fansat e tyre, pas paqes që bënë me njëri-tjetrin. Duket se dy reperët e kanë lënë pas të shkuarën e tyre me shumë debate, e tani mbështesin njëri-tjetrin.

Së fundmi, Noizy i ka dhënë publikisht një këshillë kolegut të tij. Gjatë një interviste, ai u pyet se çfarë do bënte po të ishte në një shtëpi vetëm me Stresin dhe se çfarë këshille do i jepte. Ai ka treguar se do e këshillonte Stresin t’i qëndronte larg politikës.

“Do kishim shumë muhabet për të bërë, pafund, që nga 2008. Do e këshilloja të qëndronte larg problemeve pasi merr pjesë shumë në politikë, ndërkohë që politika e lë në baltë, sepse atë di të bëjë politikani. Nuk ka pse të bjerë pre ose të hyjë “all in” për politikën. Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, populli i thjeshtë ose artistat, duhet të jenë pak më të veçuar nga politika sepse unë personalisht mendoj se ka gjëra që populli nuk i di dhe nuk ja vlen të bëhesh kurban për politikën. Këtë ja kisha sugjeruar, je artist, merru me gjëra më të rëndësishme, bëj muzikë se për atë njihesh. Do ia kisha thënë si vëlla”, është shprehur Noizy teksa ishte i ftuar në emisionin “Why Not”.