Aplikacion
Erdogan dhe delegacioni i tij do t’i drejtohet Kurbinit, ku do të shohë nga afër ndërtesat e reja, produkt i ndihmës së Turqisë për rindërtimin. 524 apartamente të reja banimi që tanimë kanë përfunduar, do të përurohen nga Erdogan.
Presidenti turk mbërrin rreth orës 14:00 në Tiranë, ku do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama. Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Erdogan pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të.
Në janar të një viti më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.
CNN nxjerr të dhëna tronditëse: Shqipëria, e para në Evropë për numrin më të lartë të vrasjeve