Aplikacion
Nuk jeni vetëm.
Mesa duket, gjatë vitit 2021, banorët e shteteve që përfaqësojnë 10 tregjet më të mëdha të telefonave celularë Android, shpenzuan plot 4.8 orë në ditë duke shfletuar aplikacione të ndryshme.
Këto zbulime u bënë nga raporti i një kompanie analitike në SHBA për vitin 2022 – App Annie. Kjo është një mesatare që përfaqëson rreth 1/3 e ditës, që nuk shpenzohet në gjumë.
Brazili dhe Indonezia ishin shtetet me përdorimin më të lartë, duke kapur një mesatare prej plot 5.4 orësh në ditë, ndërsa SHBA u rendit e 10-ta në listë, me 4.2 orë në ditë – një orë më tepër se koha që Amerikanët shpenzojnë duke parë TV.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar u rendit e 12-ta me një mesatare prej 4 orësh në ditë, raporton Euronews.al
Që prej vitit 2019, orët që ne shpenzojmë para ekranit janë shumëfishuar me 30%.
Për sa i përket aplikacioneve tek të cilat njerëzit preferojnë të shpenzojnë me tepër kohë, rezultatet nuk janë edhe aq të papritura: 7 nga 10 minuta të ditës shpenzoheshin në rrjete sociale – në vitin 2021, TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në rang global.